Site icon Telegrafi

Ish-e dashura e quan më të mirin që ka pasur, Borriello: Belen nuk ma ngjall asnjë emocion!

Përkundër fjalëve të bukura që ka thënë Belen Rodriguez për Marco Borriellon, këtij të fundit duket se nuk i bën më përshtypje bukuroshja me origjinë argjentinase.

Futbollisti italian dhe modelja kanë qenë në lidhje për katër vite (2004-2008), gjatë kohës kur sulmuesi luante te Milani.

Gjatë një interviste për La Gazzetta dello Sport, lojtari ka thënë se është lodhur nga pyetjet e vazhdueshme që i janë bërë për ish-modelen e Playboy.

Madje ai është përfolur shumë në mediat rozë italiane pas deklaratës se Belen nuk i ngjall asnjë emocion.

Borriello dhe Belen ishin bashkë për katër vite

Nga ana tjetër, në intervistën që kishte bërë 31-vjeçarja për Sette, ajo është pyetur se kë e konsideron si ‘ish-in’ më të bukur, ndërsa kishte zgjedhur Marco Borriellon (Fabrizio Corona, Stefano De Martino e Andrea Iannone, janë disa nga të dashurit tjerë të Rodriguez).

Porse, sulmuesi i Cagliarit nuk ia ka kthyer me të njëjtën ëmbëlsi, transmeton Telegrafi.

“Me të unë kam kujtime të bukura, por të largëta. Ajo nuk më shkakton asnjë emocion”, ishin fjalët e “ashpra” të Borriellos, i cili në këtë mënyrë hedh poshtë çdo spekulim se ata do të rikthehen bashkë.

Lexo po ashtu Borriello i çmendur pas Dayane Mellos, por modelja braziliane nuk shfaq interesim (Foto)

Këto ditë është folur për një admirim të Borriellos ndaj Dayane Mellos, por modelja braziliane nuk ka shprehur interesim për të. /Telegrafi/

Exit mobile version