Telegrafi

Ish e dashura e Mozzikut, pozon krahas reperit kurdo-gjerman (Foto)

Mozzik u raportua se është ndarë prej të dashurës Loredana Zefi.

E gjithë kjo pasi që çifti kishte vendosur të fshijë fotografitë e përbashkëta në rrjetet sociale.

Dyshja ka zgjedhur të heshtë për raportimet e mediave, duke ia lënë kohës ta thotë të vërtetën.

Lexo po ashtu Mozzik i fshinë imazhet me të dashurën nga rrjetet sociale (Foto)

Por, sot Zefi ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale teksa shihet në krah të një reperi tjetër.

Bëhet fjalë për reperin gjerman, me prejardhje kurde, i njohur me nofkën Veysel.

Kjo ka bërë që dyshimet të përforcohen edhe më tepër se Mozzik dhe Zefi më nuk janë çift dhe kanë zgjedhur të bëjnë jetë të ndryshme prej njëri-tjetrit. /Telegrafi/