Site icon Telegrafi

Ish e dashura e djalit të Beckhamit i tregon çka ka humbur (Foto)

Djali i David Beckham së fundmi ishte ndarë nga e dashura e tij, Madison Beer.

Brooklyn Beckham tashmë është shndërruar në një nga tinejxherët më të dashur në Hollywood.

Dhe, ai së fundmi është parë shumë i afërt me këngëtaren e re, Madison Beer, me të cilën kishte një romancë.

Por, pasi u fotografuan të lumtur, tash ata janë ndarë dhe Madisson ka shkëlqyer në paraqitjen e saj të fundit.

Me një dekolte të zezë, bruneta ka shkëlqyer duke u shfaqur tejet atraktive me veshjen e hapur në pjesë të gjoksit.

Madison besohet se ka pasur një romancë edhe me Justin Bieber, pasi ky i fundit e zbuloi atë si talente në vitin 2013.

Me këto imazhe pa dyshim se djali i David Beckham do të pendohet që i ka dhënë fund romancës. /Telegrafi/

Exit mobile version