Aktorja dhe modelja, Camila Morrone, ka marrë pjesë në premierën e filmit “Gonzo Girl” në Festivalin e Filmit në Romë.
Për këtë rast, ajo kishte veshur një fustan elegant të zi me një sup, i karakterizuar nga thjeshtësia dhe një pamje e rafinuar.
Vet dizajni i fustanit ishte i mrekullueshëm, pra ishte i përshtatur për të nxjerrë në pah të gjitha atributet e aktores.
Kjo bukuroshe e kompletoi të gjithë edicionin e saj me këpucë të zeza dhe grim efektiv të errët. Interesant është edhe fakti që zgjodhi të mos i stilonte flokët, por t’i linte natyrshëm mbi supe.
Kujtojmë se Camila dhe Leonardo DiCaprio e ndërprenë lidhjen e tyre katërvjeçare vitin e kaluar. Hamshori hollivudian dhe Morrone kanë refuzuar ta komentojnë ndarjen e tyre për mediat e huaja, por fansat supozojnë se mosha e aktores ishte arsyeja kryesore.
Sapo ajo mbushi 25 vjet, DiCaprios iu desh të ndahej me të, pasi aktori i famshëm, siç komentohet nga përdoruesit e rrjeteve sociale, del vetëm me vajza nën 25 vjeç. /Telegrafi/