Site icon Telegrafi

Ish e dashura e Davor Sukerit, sot 62-vjeçarja vjen me poza seksi për revistën “Playboy” (Foto)

Ana Obregon, gazetare dhe prezantuese televizive, u bë e njohur në saje të lidhjes së dikurshme me ish-futbollistin e Real Madridit, Davor Sukerin.

E këto ditë bukuroshja 62-vjeçare ka pozuar për edicionin spanjoll të revistës “Playboy”, ku dëshmoi se ende duket fantastike.

“Unë jam krenar që pozoj për revistën që më parë kishin pushtuar ballinën edhe ikona e tilla si Madonna, Marilyn Monroe, Kate Moss, Kim Basinger. Faleminderit që më zgjodhët mua “, ka shkruar ndër të tjerash spanjollja në llogarinë personale në Instagram, ku është goxha aktive, transmeton Telegrafi

Kujtojmë se me presidentin e sotëm të Federatës së Futbollit të Kroacisë, Suker, Ana ishte në lidhje për dy vjet gjatë periudhës 1996-1997.

Ajo ka publikuar së fundmi edhe një imazh teksa shihet krahas Sukerit, i cili me sa duket i ka mbetur në zemër, me rastin e 49 vjetorit të lindjes së ish-futbollistit.

Kujtojmë se Suker i takon gjeneratës së artë kroate, së bashku me lojtarin shqiptar Ardia Koznikun, ku kishin zënë vendin e tretë në botërorin e vitit 1998. /Telegrafi/

Exit mobile version