Telegrafi

Ish-e dashura e Aviciit pas vdekjes së tij: Më zgjoni kur gjithçka të mbarojë, sepse nuk dua që kjo të jetë e vërtetë

Mbrëmë (e premte), bota e artit është përshëndetur me një nga DJ-të më të mirë në Evropë.

Tim Bergling, i njohur si Avicii, u nda papritmas nga jeta në moshë të hershme, duke lënë të pikëlluar pas vetes familjes dhe miliona fansa që e pëlqyen muzikën e tij.

Lexo po ashtu Jeta, karriera, sëmundja nga e cila vuante dhe bashkëpunimet e shndërruara në hite - Veprat që la prapa DJ Avicii

Me të mësuar lajmin, shumë prej yjeve të famshëm, disa prej të cilëve edhe kanë bashkëpunuar me të, përmes rrjeteve sociale shprehën ngushëllimet, duke thënë se janë të shokuar me këtë ndarje të parakohshme të tij.

Njëjtë thotë edhe ish-e dashura e Aviciit, Emily Goldbeg, e cila zgjodhi të publikoj një fotografi të të dyve, të cilën e kishin realizuar vite më parë.

Avicii (Foto: Getty Images)

“Eja zemër, mos u dorëzo. Më zgjidh mua, dhe unë do të ofroj dashuri” – këto janë fjalë nga një këngë që Tim e shkroi për mua. Do doja të kisha jetuar rreth tyre”, janë disa nga fjalët e Emilys në Instagramin e saj.

Ndërkohë që ajo vazhdoi postimin e saj duke shkruar: “Për dy vjet ne ishim së bashku, ai ishte shoku im më i afërt dhe më i mirë. Tani nuk mund ta shohin ariun pa e ditur se nuk do ta shoh më fytyrën e tij. Ju falënderoj të gjithëve për fjalët e mira. Më zgjoni kur gjithçka të mbarojë sepse nuk dua që kjo të jetë e vërtetë”. /Telegrafi/