Site icon Telegrafi

Ish e burgosura politike tregon emrat e nëntë UDB-ashëve shqiptarë që e keqtrajtuan në burg

Ish e burgosura politike, Naime Maqastena-Sherifi, në një rrëfim për torturat që  ka përjetuar në burg, ka treguar emrat e UDB-ashëve që e keqtrajtuan.

Maqastena në rrëfimin e saj ka përmendur emrat e nëntë shqiptarëve që e kanë maltretuar psikikisht dhe fizikisht.

UDB-ashët që e kanë keqtrajtuar, Maqastena Sherifi thotë se janë Xhavit Kuqi, Blerim Olloni, Lutfi Ajazi, Rifat Berisha, Fadil Hoti, Zymer Zymeri, Bajram Munishi, Faik Nura dhe Ibush Kllokoqi.

“Nga ora 13:00, kanë ardhur tetë punëtorë të sigurimit me dy vetura, prezent ishte vetëm nëna, baba ishte dalë nuk ishte aty. Në mesin e tyre ka qenë Xhavit Kuçi,  Blerim Olloni, Lutfi Ajazi, Rifat Berisha, Fadil Hoti…”, kështu u shpreh për momentin e bastisjes së shtëpisë së saj, ish-e burgosura politike, Naime Maçastena-Sherifi.

“Bajram Munishi dhe Blerim Olloni më kanë rreh shumë, në burg të Mitrovicës, dhe në sigurim shtetnor të Mitrovicës, me sa e di une ky Bajrami ka qenë i Mitrovicës e Blerimi nuk e di, gjakovar duhet të jetë…,” rrëfeu Maqastena në “Debat Plus” të RTV Dukagjini.

Maqastena tregoi se gjatë paraburgimit u përball me tortura të rënda nga Zymer Zymeri, Lutfi Ajazi, Blerim Olloni, dhe Bajram Munishi. Ajo përmendi se ligjet e kohës parashikonin që fëmijët nuk mund të merren në pyetje pa praninë e prindit apo të kujdestarit nga qendra për punë sociale, por në realitet kjo nuk respektohej.

Maqastena tregoi se Faik Nura ishte UDB-ashi që e mori në pyetje babain e saj kur ata u kthyen nga Turqia në Kosovë për të jetuar. Ajo përshkroi komunikimin e babait të saj me Faik Nurën dhe Ibush Kllokoqin pasi e sjellën atë nga spitali në Mitrovicë, ku pa bijën e tij të rrahur rëndë.

“Më kujtohet që baba jem ja u ka tërhekë vrejtjen dhe është dalë përjashta dhe ka bisedu me Faikun dhe Ibushin…kjo çka keni bë ju është e tmerrshme se kjo është fëmijë… dhe prej tash e tutje çkado që të ndodhë keni me pas punë me mu. Vetëm një fije floku nëse i prekni ma keni me pas punë me mu. Mos harroni se keni edhe ju fëmijë nëpër shpija, e jav pruft Zoti e i pafshi edhe ma zi”, ka treguar ish e burgosura politike. /Dukagjini/

Exit mobile version