Site icon Telegrafi

Ish-drejtori i Kulturës në Komunën e Pejës emërohet zv.ministër në MKRS

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur në takim zëvendësministrin e MKRS-së, Engelbert Zefaj, i cili zyrtarisht edhe ka pranuar këtë detyrë.

“Ministrja Dumoshi gjatë takimit e njoftoi zëvendësministrin Zefaj për punën dhe programin që do të realizojë Ministria për këtë vit si edhe planet e MKRS-së që synohen për t’u arritur gjatë këtij mandati qeverisës.

Dumoshi e Zefaj diskutuan për bashkërendimin e punëve që pritet t’i kenë në këtë bashkëpunim në kuadër të udhëheqjes së Ministrisë”, thuhet në njoftimin për media.

Ministrja Dumoshi e informoi zëvendësministrin për sfidat me të cilat ballafaqohet MKRS-ja në avancimin e fushave të cilat i mbulon dhe tha se me bashkëpunim do t’i përmbushin të gjitha objektivat. /Telegrafi/

Exit mobile version