Site icon Telegrafi

Ish-drejtoresha e Klinikës për Dermatologji dënohet me dhjetë mijë euro

Ish-drejtoresha e Klinikës për Dermatologji Nina Caca Biljanovska, do të duhet të paguajë dënim prej 10 mijë eurove, për veprën penale “shpërndarje të epidemisë”.

Pas hetimeve të realizuara, Prokuroria e Shkupit ka dorëzuar propozim në gjykatë që ajo të gjobitet 40 gjoba ditore, me vlerë që një gjobë të jetë 250 euro, gjegjësisht vlera e përgjithshme 10 mijë euro, në kundërvlerë të denarit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo gjatë pandemisë Covid-19, më 29 shkurt udhëtoi në Itali për pushime, ndërsa pasi u kthye prej atje (ku edhe u infektua me coronavirusi) për disa ditë resht ka shkuar në punë.

Madje ka marrë pjesë edhe në një simpozium, duke i infektuar shtatë prej kolegëve të saj, para se vetë të shtrohet në Klinikën për Sëmundje Infektive.

Exit mobile version