Ish-drejtoresha e Arsimit në Lushnjë, Liza Tabaku, ka folur për herë të parë nga burgu pasi është dënuar për korrupsion.
Ajo është dënuar pas skandalit ku kërkonte favore seksuale për eprorët, në këmbim të vendeve të punës.
Te Enkel Demi në TVSH thotë se u fut në kurth.
“Erdhi policia më tha eja shpejt se djali ka vjedhur një makinë SMART. Më gënjyen”, tha Tabaku.
Tabaku tha se djali i saj u kap me paratë e një mësuesi, mirëpo ajo nuk ka lidhje me këtë akuzë. Ajo pranon në një farë mënyre se djali i saj merrej pa dijeninë e saj me emërimet në Arsim.