Telegrafi

Ish-diplomati Canaj: Çështja e dinarit u përdor për konsum të brendshëm, mund të ketë pasoja

Ish-diplomati Blerim Canaj ka thënë se nëse Kosova nuk koordinohet me partnerët ndërkombëtarë, mund të ketë pasoja.

Ai në RTV Dukagjini, tha se pasojat mund të jenë të ndryshme, siç janë ndalimi i vizitave në ShBA dhe mospërkrahja për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

“Pres konsekuenca nëse nuk tërhiqemi. Tani po shohim vetëm disa opozitarë në Amerikë, e kemi pa Kurtin duke u shëtit atje, duke mos u takuar me askënd. Momentalisht kemi të bëjmë me masa kundrejt qeverisë, por jo kundër Kosovës, me shpresën se situata mund të ndryshojë”, tha ai.

“Konsekuencat mund të jenë që ShBA mos ta përkrahë Kosovën në anëtarësim në organizata ndërkombëtare. E dimë që Serbia e Rusia bëjnë fushatë kundër Kosovës, nuk do t’i kemi ShBA-të të na ndihmojnë”.

Çështja e dinarit, sipas tij, më shumë është për konsum të brendshëm dhe jo për dobi të shtetit tonë.