Telegrafi

Ish-deputetja Shukrije Bytyqi i bashkohet AAK-së

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka njoftuar se AAK-së i është bashkuar ish-deputetja Shukrije Bytyqi.

“Nga sot familjes sonë të përbashkët politike, iu bashkua edhe ish-deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj. Shukrije Bytyqi”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

“Ajo ka përfunduar Master në Shkencat Natyrore dhe do të jetë pjesë e listës së AAK-së për zgjedhjet e parakohshme, me propozim të degës së Aleancës në Malishevë”, ka shtuar tutje ai.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Nga sot familjes sonë të përbashkët politike, iu bashkua edhe ish-deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj. Shukrije Bytyqi.

Ajo ka përfunduar Master në Shkencat Natyrore dhe do të jetë pjesë e listës së AAK-së për zgjedhjet e parakohshme, me propozim të degës së Aleancës në Malishevë.

Znj. Shukrije, mirë se erdhe në Aleancë!