Shfrytëzuesi më i madh i grantit që i është ndarë që kur ekziston FSHHM, është shtëpia botuese ‘Evropa 92’, pronar i së cilës Ratko Dimitrovski, ku edhe ishte deputet i OBRM-PDUKM dhe kryetar i komunës së Koçanit në mandatin e dytë. FSHHM ka paguar 80 mijë dollarë vetëm për transport sigurimi i anijes të pajisjeve të printimit, që kushtoi mbi 1 milionë dollarë, nga SHBA të arrijë në Varnë të Bullgarisë, përcjell Telegrafi Maqedoni nga Brif.
Shërbimet e volitshme të ‘Evropa 92’ i ka shfrytëzuar edhe ‘Dnevnik’, ‘Fokus’, ‘Denes’, ‘Makedonija denes’ dhe shumë gazeta tjera. Por, para paraqitjes së saj, Fondacioni sorosian e shpëtoi edhe nga vdekja klinike edhe ‘NIP’ me donacion prej 50 mijë ton të letrave me vlerë prej 60.255 mijë dollarë.
Qëllimi i FSHHM është që të sigurojë pluralizëm të tregut, pluralizëm në media dhe në shoqëri, kurse realisht, por shërbimi nuk i pranohet, shkruan Brif. /Telegrafi/