Site icon Telegrafi

Ish deputeti i LDK-së para shtatë vitesh ishte tërhequr nga kompensimi i shpenzimeve për udhëtim

Ditët e fundit në media janë publikuar të dhënat mbi shpenzimet e deputetëve për karburante për shkuarje në seanca e komisione parlamentare. Shumat që kanë shpenzuar një pjesë e deputetëve janë mjaft të larta, e për këtë deputetët u kritikuan nga shoqëria civile.

Pas këtyre zhvillimeve, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë vendosur që të tërhiqen nga kompensimet e udhëtimeve, LVV ftoi dhe deputetët e subjekteve politike që të veprojnë njëjtë, transmeton Telegrafi.

Tërheqje nga kompensimet e udhëtimeve e kishte bërë para shtatë vitesh ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Blerim Grainca.

Grainca në kërkesën e tij kishte thënë se ai nuk ka nevojë të i mbulohen shpenzimet pasi që jeton në Prishtinë.

Ndryshe, për dy muaj, njëri nga deputetët ka shpenzuar 870 euro për karburante. Ndër deputetët që kanë shpenzuar më së shumti janë: Pal Lekaj, Yllëza Hoti, Hajdar Beqa, Armend Zemaj, Gramos Agusholli, Agon Batusha, Duda Balje, Albana Bytyqi, Artan Abrashi, Fatmire Kollcaku, Haxhi Avdyli dhe Mërgim Lushtaku. /Telegrafi/

Exit mobile version