Ish deputeti i LDK-së, Faton Bislimi, është në listën e të ftuarëve për inagurimin e Presidentit amerikan Joe Biden.
Lajmin e ka bërë të ditur LDK-ja me anë të një komunikate dërguar mediave.
Mirëpo, Bislimit i është pamundësuar pjesëmarrja në këtë ceremoni shkaku i protokolleve të ndalesës së hyrjes në SHBA të pasagjerëve që kalojnë qoftë edhe transit nëpër zonën Schengen (për shkak të Covid-19 dhe variantit të ri të virusit tanimë të konfirmuar nëpër shumë shtete, si dhe sigurisë së tejshtuar).
“Përkundër dëshirës që të jem prezent ne Capitol Hill në ceremoninë historike të përurimit presidencial për Biden, udhëtimi drejtë Washington-it po bëhet i pamundur, dhe jam detyruar të kthehem nga Vjena, si rezultat i protokolleve të ndalesës së hyrjes në SHBA të pasagjerëve që kalojnë qoftë edhe transit nëpër zonën Schengen (për shkak të Covid-19 dhe variantit të ri të virusit tanimë të konfirmuar nëpër shumë shtete, si dhe sigurisë së tejshtuar)”, ka thënë Bislimi në një postim në Facebook, transmeton Telegrafi.