Ish-deputeti i Kuvendit nga radhët e Partisë së Ashkalinjëve për Integrim, Etem Arifi, është liruar nga burgu.
Florent Gashi, zëdhënës i Shërbimit Korrektues të Kosovës, konfirmoi për Telegrafin se lirimi i Etem Arifit është bërë me vendim të panelit për lirim me kusht.
“Etem Arifi është liruar të premten në ora 16:00 me vendim të Panelit për lirim me kusht”, tha ai.
Ndryshe, deputeti Arifi më 2018 është shpallur fajtor për veprën penale të mashtrimit me subvencione.
Ndryshe, zgjedhjet e mbajtura në shkurt të këtij viti kishin ardhur si rrjedhojë e votës së Etem Arifit në zgjedhjen e Qeverisë Hoti 3.
Më 21.12.2020 Gjykata Kushtetuese kishte nxjerr aktgjykim pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për shpalljen të pavlefshëm votimin në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor, pasi për këtë qeveri kishte votuar edhe deputeti Etem Arifi, i cili kishte një aktgjykim përfundimtar nga Gjykata e Apelit.
Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë votën e deputetit Etem Arifi dhe ka urdhëruar u.d presidenten Vjosa Osmani, që të shpallë zgjedhjet e parakohshme në afat prej 40 ditësh, transmeton Telegrafi./Telegrafi/