Site icon Telegrafi

Ish i dashuri i Kyliet, Tyga: Unë jam babai i fëmijës së Jennerit

Tyga dikur me Kylie Jenner

Kylie Jenner ditë më parë është bërë nënë për herë të parë në jetë.

Bukuroshja kishte bërë të ditur se ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën e ka pagëzuar me emrin Stormi Webster.

Megjithëse, 20-vjeçarja është në lidhje tash e sa kohë me Travis Scott, ish i dashuri i saj pretendon se është baba i fëmijës.

Kylie Jenner dhe Travis Scott

Madje, reperi Tyga po këmbëngul në kryerjen e testeve të ADN-së, pasi që dyshja zyrtarisht ishin ndarë tetë muaj më parë.

Kjo bën që të aludohet se fëmija mund të këngëtarit, i cili ka pohuar se nëse testet dalin pozitive do të marrë të gjitha përgjegjësitë për të qenë një baba i mirë.

Lexo po ashtu Imazhi i Kylie Jennerit me foshnjën e sapolindur ka marr mbi 15.4 milionë "Like" në Instagram (Foto)

Këtë temë ai e ka diskutuar edhe kur u mor vesh për shtatzëninë e Kyliet, e cila ka heshtur rreth kptyre shkrimeve.

Ndryshe, Kylie së fundi ka lënë pas Beyoncen për numrin e “Like” të mara për një fotografi në Instagram. /Telegrafi/

Exit mobile version