Reperi Tyga duket se merr meritat për famën e ish-Kylie Jennerit, pavarësisht se ajo është pjesë e televizionit që nga mosha dhjetë vjeçare dhe ka një markë kozmetike jashtëzakonisht të suksesshme – e cila aktualisht kap vlerën rreth 900 milion dollarë.
Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Beats 1”, 28 vjeçari tregoi për lidhjen e veçantë që ai dhe Kylie kanë me vajzën e tyre të vogël gjashtë muajshe, Stormi.
Duke folur për romancën e tyre të dështuar, ai u shpreh: “Unë nuk shikoj më prapa….Kylie ishte e destinuar të ishte dikush, pavarësisht çdo gjëje”.
Tyga bisedoi më tej për marrëdhëniet e tyre: “Ne kaluam një kohë të mirë së bashku, por edhe tani të dy jemi mirë”.
Ndërkohë, Kylie sigurisht ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm në frontin e karrierës, pasi ajo është e vendosur ta heqë Mark Zuckerbergun e ‘Facebook’-ut si miliarderin më të ri në botë, duke e synuar këtë post.
Kohët e fundit, Forbes vlerësoi se marka e modeles, “Kylie Cosmetics” ka një vlerë prej rreth 630 milion dollarë.
Sipërmarrësja e bukurisë dhe ikona e stilit aktualisht është edhe fytyra më e re e markës gjigante “Adidas”. /Telegrafi/