Pas autopsisë së George Michaelit, i cili u raportua se ndërroi jetë nga shkaqet natyrore, ish i dashuri Fadi Fawaz zbulon një detaj tjetër rreth legjendës së ndjerë të muzikës.
Artisti që ka fituar një numër të madh të çmimeve vdiq në moshën 54-vjeçare në shtëpinë e tij gjatë Krishtlindjeve të vitit 2016
Policia britanike menjëherë njoftoi se vdekja nuk ka ndodhur në rrethana të dyshimta, dhe në mars të 2017 u njoftua se ndërroi jetë shkaku i problemeve të zemrës dhe dëmtimit të mëlçisë.
Megjithatë, në mesazhet elektronike që pretendohet se i janë dorëzuar në revistën britanike, The Sun, Favez, me të cilin ishte për katër vjet në lidhje këngëtari, po pretendon se ai vdiq në prag të Krishtlindjeve pas përpjekjes së pestë dhe të suksesshme të vetëvrasjes.
“Unë jam i lodhur me pyetjet e njerëzve se çfarë ka ndodhur gjatë Krishtlindjeve. E pra, më lejoni t’ju them … George vdiq në ditëlindjen e nënës së tij, kjo mund të jetë përgjigje. Jo për të përmendur se pesë herë u përpoq të vriste veten. Mendoj se është e rëndësishme të dihet gjithçka”, u tha gazetarëve Fadi.
Nëna e Georget, Leslie Harison, lindi më 24 dhjetor 1938 dhe vdiq nga kanceri në vitin 1997.
E-mail i dyshuar i Fadit, të cilin e kanë transmetuar mediat britanike, zbulon se Michaelin e kishin gjetur të vdekur më datën 25 dhjetor. Fadi e gjeti trupin e tij në mëngjesin e Krishtlindjeve. /Telegrafi/