Telegrafi

Ish i dashuri i Erës vazhdon të shoqërohet me Vildanen dhe Anxhelinën, teksa ajo tregon linjat trupore në fillim të vitit të ri (Foto)

Ish i dashuri i Era Istrefit, Faton Shoshi, ka filluar vitin 2018 duke u shoqëruar me dy modelet seksi, Vildane Zeneli dhe Anxhelina Hadërgjonaj.

Fatoni i cili është njeriu përgjegjës prapa suksesit të Erës në skenën ndërkombëtare, kishte një lidhje me bukuroshen nga Prishtina.

Spekulimet shpërthyen në fund të vitit të kaluar derisa vet ish menaxheri i saj, Fatoni, pranoi në “Thumb” se rrugët i kanë të ndara.

Por, duket se vet Faton Shoshi e ka kaluar lehtë ndarjen duke u shoqëruar në New York me Vildane Zenelin dhe Anxhelina Hadërgjonajn.

Ai nuk ka hezituar që të publikoj imazhe ku shihet me dy bukuroshet edhe në vitin e ri, kurse shpejt ka pasuar përgjigja e Erës.

Këngëtarja ka treguar linjat trupore nga palestra në start të vitit 2018, duke u shfaqur joshëse.

Ditë më parë kujtimi i përbashkët i Fatonit dhe Erës, “Bon Bon”, arriti gjysme miliardë klikime. /Telegrafi/