Ish-i dashuri i Elizabeth Hurley, Steve Bing, raportohet se ka qenë duke luftuar me shëndetin mendor përpara se t’i jepte fund jetës së tij.
Multimilioneri dhe producenti i njohur u hodh nga kati i 27-të i ndërtesës së tij të hënën.
Bing vdiq në moshën 55-vjeçare, ndërsa ai ishte babai i djalit 18-vjeçar të Hurley, Damian.
Një burim ka thënë për People se Steve ka qenë ‘në një betejë të gjatë me depresionin’ para vdekjes së tij.
Page Six gjithashtu raportoi se Bing kishte kaluar një ‘kohë të errët për vite me rradhë’.
Bing po ashtu raportohet se ishte i varur nga droga dhe alkooli por përfundimisht ishin betejat e tij të shëndetit mendor që e ‘torturuan’ atë.
“Ai nuk kishte një marrëdhënie të mirë me fëmijët e tij dhe ishte i trishtuar për këtë”, pohoi burimi.
Bing pati edhe një fëmijë tjetër, Kira, me tenisten profesioniste Lisa Bonder.
Sipas Page Six, një burim i dytë tha se Bing kohët e fundit shiti disa prej pasurive të tij, përfshirë shtëpinë dhe një avion.
Ndërkohë Hurley ndau një postim emocional në Instagram të martën, duke shkruar se është e trishtuar nga vdekja e ish-partnerit të saj.
Jam i trishtuar se Steve nuk është më me ne. Ishte një fund i tmerrshëm. Koha jonë së bashku ishte e lumtur dhe unë po i postoj këto fotogragi sepse edhe pse kaluam kohë të vështira, janë kujtimet e mira, të mrekullueshme të një njeriu të sjellshëm që kanë rëndësi”.
“Ne së fundmi folëm për ditëlindjen e 18-të të djalit tonë. Ky është një lajm i tmerrshëm dhe i falënderoj të gjithë për mesazhet e juaja”, ka shkruar mes tjerash Hurley. /Telegrafi/