Nicki Minaj ka hedhur poshtë akuzat sa ka dashur ta vras ish të dashurin, Safari Samuels.
Ky i fundit ka hedhur baltë mbi reperen amerikane se është përpjekur ta vras me thikë, gjersa këngëtarja iu përgjigj duke thënë se ai po gënjente dhe se i vodhi kartën e kreditit, gjersa ishin në romancë.
“Të kujtohet nata që më lëndove dhe kur pothuajse vdisja, policia dhe ambulanca duhej të më sillnin në spital. Duhej t’i gënjeja dhe t’u tregoja se u përpoqa ta vrisja veten në mënyrë që të mos të merrnin në burg. Kur gjëra të tilla fillojnë të përsërisin, është koha që të largohen”, shkroi Samuels në Twitter.
Niki Minaj u përgjigj duke thënë se po gënjen dhe se Perëndia do ta dënon, duke i kërkuar atij që të ndalet së thënë se ka provuar ta lëndoj me një thikë buke.
“Ti më vodhe kartelën time dhe më tha se xhirollogaria me para është e lirë për tu shfrytëzuar”, tha ajo.
Niki Minaj kishte akuzuar më parë Samuelsin se me paratë e saj kishte paguar prostituta gjatë kohës që ishin në një marrëdhënie.
Ndryshe, Minaj është duke mbajtur me sukses koncerte të ndryshme dhe po sjell projekte të reja muzikore. /Telegrafi/