Telegrafi

Ish i dashuri i Adriana Matoshit, Keith Groeneveld publikon fotografi nga dasma e tij tradicionale

Futbollisti Keith Groeneveld, i cili i dha fund beqarisë muaj më parë, ka publikuar fotografi nga ceremonia e dytë martesore, që kësaj here kishte ngërthyer motivet tradicionale.

Groeneveld, ka qenë në një lidhje të shumëpërfolur me aktoren dhe deputeten e njohur Adriana Matoshi, përpara se të martohej me partneren e tij të re, dy muaj më parë.

Së fundmi, futbollisti belg publikoi disa fotografi të reja nga ceremonia e dytë martesore, me motive tradicionale.

Foto: Keith Groeneveld / Instagram

Groeneveld është me prejardhje të largët nga Afrika e Jugut, porse ka jetuar dhe vepruar me vite në Belgjikë, duke zhvilluar edhe karrierën e tij në futboll.

Futbollisti ka pasur një lidhje të shumëpërfolur me aktoren Matoshi.

Foto: Keith Groeneveld / Instagram

Pas ndarjes së tyre, reagimet dhe spekulimet rreth situatës së tyre personale vazhdojnë të mbeten në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Foto: Keith Groeneveld dhe Adriana Matoshi / Instagram
Foto: Keith Groeneveld / Instagram