Një ish-sekretare që punonte për komandantin e një kampi nazist përqendrimi është dënuar për bashkëpunim në vrasjen e më shumë se 10,505 personave.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Irmgard Furchner, 97 vjeçe, u mor si daktilografiste adoleshente në Stutthof dhe punoi atje nga viti 1943 deri në 1945.
Dhe për Furchner, një nga gratë e pakta që u gjykua për krime naziste në dekada, u dha një dënim me dy vjet burg me kusht.
Edhe pse ajo ishte një punëtore civile, gjykatësi pranoi se ajo ishte plotësisht në dijeni të asaj që po ndodhte në kamp.
Rreth 65,000 njerëz mendohet se kanë vdekur në kushte të tmerrshme në Stutthof, duke përfshirë të burgosur hebrenj, polakë jo-hebrenj dhe ushtarë të kapur sovjetikë.
Stutthof, i vendosur pranë qytetit modern polak të Gdanskut, përdori një sërë metodash për të vrarë të burgosurit e tij dhe mijëra vdiqën në dhomat e gazit atje që nga qershori 1944.
Gjykata në Itzenhoe në Gjermaninë veriore dëgjoi të mbijetuarit e kampit, disa prej të cilëve kanë vdekur gjatë gjyqit.
Kur filloi gjyqi në shtator 2021, Irmgard Furchner u arratis nga shtëpia e saj e të moshuarve dhe u gjet përfundimisht nga policia në një rrugë në Hamburg.
Komandanti i Stutthof, Paul-Werner Hoppe u burgos në vitin 1955 për të qenë ndihmës i vrasjes dhe ai u lirua pesë vjet më vonë.
U deshën 40 ditë që ajo të thyente heshtjen në gjyq, kur i tha gjykatës “Më vjen keq për gjithçka ka ndodhur”. /Telegrafi/