Ish-bashkëshorti i Angelina Jolie, Billy Bob Thornton, ka folur në lidhje me gjendjen e saj mendore mes divorcit nga Brad Pitt.
“Ajo më duket mirë kur unë flas me të, megjithëse unë nuk flas me të shpesh”, ka thënë aktori për ET, transmeton Klan Kosova.
“Sidoqoftë, kur njerëzit janë duke kaluar nëpër sprova të tilla dhe vuajtje, unë përpiqem t’i lë vetëm deri sa ata të më kërkojnë për të biseduar”.
“Me fjalë të tjera, unë e kuptoj se nuk është punë e imja që të përzihem”, ka shtuar Billy Bob.