Telegrafi

Ish i burgosuri shqiptar: Pas rastit “Panda”, në Pejë filluan vrasjet e shqiptarëve (Video)

Vllaznim Përgjegjaj është njëri nga të burgosurit shqiptarë që padrejtësisht u akuzua për përfshirje në vrasjen e gjashtë të rinjve serb në Pejë në kafiterinë “Panda”.

Përgjegjaj  në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se pas rastit në kafiterinë “Panda” me 14 dhjetor është rrethuar lagjja ku ai ka jetuar e ku më pas ai është arrestuar nga policia serbe me arsyetimin se do të pyetej për disa gjëra dhe do të kthehej më pas në shtëpi.

“Ne ishim të përgatitur si qytetarë shqiptarë në atë kohë se mund të arrestoheshim në çdo kohë, por as që e kishim idenë se ku gjendej kafiteria “Panda””, rrëfen Vllaznim Përgjegjaj.

Ish i burgosuri shqiptar në rastin “Panda” ka thënë se ishte e qartë që krimin e kreu vet shteti serb.

“Serbia për të akuzuar pjesëtarët e UÇK-së, e ka kryer këtë krim”.

Ai thotë se ky rast duhet të shërbej për Gjykatën Speciale dhe të gjykohen edhe serbët jo vetëm shqiptarët.

“Ndaj nesh është kryer krim, edhe pse ende jemi gjallë…Nëntë muaj rresht jemi maltretuar për këtë rast”.

Përgjegjaj thotë se qyteti i Pejës deri në rastin “Panda” ishte i qetë, por më pas ndryshoi gjithçka.

“Pas rastit “Panda”, në Pejë filluan vrasjet e shqiptarëve dhe masakrat ndaj familjeve shqiptare”, tha ndër të tjera Vllaznim Përgjegjaj./Telegrafi/