Ish-basketbollisti i Pejës dhe Prishtinës, Devoe Joseph, në një intervistë të dhënë së fundmi është ndalur për të folur për eksperiencën e tij në Kosovë.
Joseph gjatë sezonit 2022/2023 kishte përfaqësuar ngjyrat e KB Pejës atje ku u dallua si njëri prej basketbollistëve më të mirë në elitë duke fituar edhe titullin kampion.
Ai u paraqit gjatë këtij sezoni me shifra fantastike prej 17 pikësh për ndeshje dhe 4.0 asistimeve duke fituar shpejt dashurinë e tifozëve.
Për pak kohë ai luajti edhe tek KB Prishtina, por që më pas u largua përfundimisht nga Kosova për shkak të dukurive negative në vendin tonë, siç kishte njoftuar klubi nga kryeqyteti.
“Tifozët në Kosovë janë shumë të pasionuar. Do të thosha atmosfera atje për basketbollin është e pabesueshme”.
“Ata lëshojnë muzikë por kur ajo ndalet e tërë palestra këndon në gjuhën e tyre natyrisht dhe nëse një lojtar i ekipit kundërshtar nuk e pëlqen këtë, atëherë ata e shajnë nënën e tij”, ka thënë Joseph.
Joseph së fundmi ka bërë karrierë në Kanada tek ekipi i Scarborough Shooting Stars, aty ku është paraqitur me një mesatare prej 8 pikësh për ndeshje./Telegrafi/