Telegrafi

Ish-bashkëshortja e viziton në burg Dani Alvesin: Është i pafajshëm, çdo gjë do të bëhet mirë

Dani Alves është ende në burgun ‘Brians 2’ në Katalonjë, pasi dyshohet për një përdhunim të një gruaje 23-vjeçare më 30 dhjetor 2022 në një klub nate të njohur në Barcelonë.

Dinorah Santa Ana, nëna e fëmijëve të tij dhe administratore e disa prej pronave të tij, ka vizituar futbollistin në burgun në Spanjë.

“Ai është mirë, po qëndron i fortë”, tha ish-gruaja e tij për El Periodico, shkruan Marca.

Ish-bashkëshortja e Dani Alvesit

“Doja ta vizitoja për të folur për fëmijët dhe edukimin e tyre. Është një situatë e ndërlikuar për ta”, vazhdoi ajo.

“Duhet të kujtojmë se Dani Alves ka familje dhe jo gjithçka që thuhet është e vërtetë”.

Lexo po ashtu Dalin detaje të reja nga rasti i Dani Alvesit

“Kjo është diçka që rëndon shumë në jetën e fëmijëve. Unë jam nënë dhe kur vuajnë fëmijët, vuan edhe nëna”, tha në vazhdim Dinorah.

Ish-bashkëshortja e Dani Alvesit

Dinorah Santa Ana ka shpjeguar se mendon se ish-bashkëshorti i saj është i pafajshëm.

“Unë nuk e pyeta atë për versionet e ndryshme sepse ne e dimë se ai është i pafajshëm”, theksoi ajo.

Ish-bashkëshortja e Dani Alvesit

“Do të dëshmohet se është i pafajshëm dhe gjithçka do të jetë mirë, jam e sigurt”, përfundoi ish-gruaja e futbollistit.

Sa i përket të dashurës aktuale të Alvesit, Joana Sanz, u tha se është zhvendosur për një kohë në një vend tjetër, larg këtyre ngjarjeve. /Telegrafi/