MacKenzie Bezos, ish-gruaja e shefit të Amazonit, Jeff Bezos, ka premtuar se do ta japë për bamirësi gjysmën e pasurisë së saj.
Ajo i bashkohet kësisoj miliarderëve si investitorit, Warren Buffett e themeluesit të Microsoftit, Bill Gates në ashtuquajturin rreth të “Betimi për Bamirësi”.
Premtimet e para publike i bën Buffett dhe Gates, të cilët u bën thirrje edhe të pasurve të tjerë të dhurojnë gjysmën ose më shumë nga pasuria e tyre.
Zonja Bezos vlerësohet të ketë pasuri në vlerë rreth 37 miliardë dollarë në saje të shkurorëzimit me bashkëshortin, Jeff, i cili e kishte tradhtuar me Lauren Sanchez.
“Çfarëdo pasurie që më ka dhënë jeta mua, unë kam një sasi disproporcionale parash”, tha ajo në një deklaratë dhe shtoi, “Qasja ime ndaj filantropisë do të vazhdojë të jetë e kujdesshme. Do të duhet kohë, përpjekje dhe kujdes”.
Theksojmë se “Betimin për Bamirësi” e kanë nënshkruar deri më tani 204 individë, çifte dhe familje nga 23 vende të botës.
Ish-kryetari i komunës së New Yorkut, Michael Bloomberg, themeluesi i CNN-it, Ted Turner dhe si shefi ekzekutues argëtues, Barry Diller janë në mesin e nënshkruesve fillestarë. /Telegrafi/