Site icon Telegrafi

Ish-bashkëshortja e Robert De Niros kërkon gjysmën e pasurisë së tij 500 milionë dollarëshe

Robert De Niro dhe Grace Hightower (Foto: Grant Lamos IV/Getty Images/Guliver)

Ish-gruaja e fituesit të dyfishtë të çmimit “Oscar”, Robert De Niro, Grace Hightower kërkon gjysmën e pasurisë së tij.

Pasuria e aktorit kap vlerën e 500 milionë dollarëve.

64-vjeçarja kishte nënshkruar një marrëveshje me ish-burrin e saj në vitin 2004, me të cilën asaj i takonte një banesë me vlerë gjashtë milionë dollar, 500 mijë para të gatshme dhe një milion dollar për shpenzime tjera.

Robert De Niro dhe Grace Hightower (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Mirëpo avokati i saj, këmbëngul se kjo nuk është as gjysma e pasurisë që ai e ka fituar që nga martesa e dytë me të ku përfshihen edhe fitimet nga 35 bizneset që posedon.

De Niro përndryshe ka të zgjeruar aktivitetin e tij edhe në një sërë restorantesh.

Robert De Niro dhe Grace Hightower (Foto: Dia Dipasupil/Getty Images/Guliver)

De Niro dhe Grace Hightower janë prindër të një djali 21-vjeçar, Elliot, dhe vajzës shtatëvjeçare Helen Grace.

Ish-çifti tani janë në rrugë për të gjetur një marrëveshje të përbashkët rreth kujdestarisë së fëmijëve. /Telegrafi/

Robert De Niro dhe Grace Hightower (Foto: Neilson Barnard/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version