Ish-bashkëshortja e muzikantit Phil Collins, Orianne Cevey, nuk e ka pasur problem që në rrjete sociale të shpërndajë shpenzimet e saj.
Bëhet fjalë për një blerje të një veture ‘Bently’, vlera e të cilit arrin shumën 190 mijë dollarë, shkruan Mirror.
46-vjeçarja ishte e veshur me një fustan lëkure, ngjyrën e të cilit e kishte përshtatur edhe me veturën luksoze.
Derisa pozoi para ‘Bently-t’, problemet me Phil edhe pas ndarjes nuk kanë të ndalur.
Dyshja janë duke ‘luftuar’ për të poseduar shtëpinë në Miami, pasi Collins po këmbëngulë që ta përvetësojë.
Në po të njëjtën rezidencë ata kishin vendosur të jetonin së bashku në vitin 2016, tetë vite pasi u divorcuan.
Ani pse mospajtimet mes tyre vazhdojnë, bukuroshja brune sipas burimeve të TMZ tashmë është kurorëzuar me Thomas Bates. /Telegrafi/