Site icon Telegrafi

Ish-bashkëshortja e Blerim Xhemailit, Erjona Sulejmani vazhdon me fotografi provokuese nga pushimet

Ish-bashkëshortja e futbollistit të njohur shqiptar, Blerim Xhemaili, Erjona Sulejmani, vazhdon të jetë shumë e përfolur.

Ajo ndan shpesh me ndjekësit në rrjetet sociale fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme, gjersa nuk mungojnë herë pas here edhe imazhet provokuese.

Së fundmi, bukuroshja shqiptare ka sjell të tjera poza provokuese nga pushimet, që po i kalon në Ibiza.

Në një imazh të ndarë me fansat në Instagram, Erjona shfaqet e shtrirë duke marrë rreze dielli, ndërsa vë në pah gjoksin atraktiv.

Duke i lënë pak vend imagjinatës, Sulejmani ka arritur që të marrë pëlqime dhe komente të shumta në masë nga ndjekësit e saj.

Ndonëse nënë e një djali, Erjona po arrin të ruajë mjaft mirë linjat e trupit, duke bërë që shpesh të komentohet edhe nga media për paraqitjet e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version