Ish-bashkëshortja e Kevin Costner, Christine Baumgartner, është fejuar me të dashurin e saj prej më shumë se një viti, Josh Connor.
Ai më përpara ka qenë një mik i ngushtë me yllin e filmit “Yellowstone”.
Baumgartner, 50 vjeçe, i tha “Po” propozimit të Connor në plazh në Santa Barbara, Kaliforni, më 26 janar, më pak se një vit pas finalizimit të divorcit të saj me Costner.
Connor ka një lidhje interesante me Costner, 70 vjeç, dhe Baumgartner, pasi ai ishte fqinji i tyre kur ata u martuan.
Ajo paraqiti kërkesë për divorc nga Costner në maj 2023 pas 18 vitesh martesë, duke renditur datën e ndarjes së tyre si 11 prill të atij viti.
Ata kanë tre fëmijë: Cayden, 17-vjeçe, Hayes, 15-vjeçe dhe Grace, 14-vjeçe.
Kur ata finalizuan divorcin e tyre vitin e kaluar, Costner u urdhërua të paguante ish-in e tij 63,209 dollarë si mbështetje mujore për fëmijët. /Telegrafi/