Megan Fox ka nxitur komente të shumta negative nën fotografinë e fundit që ka postuar në profilin e saj në Instagram, ndërsa vendosi t’i përgjigjej njërit prej komentuesve.
Gjegjësisht, në një seri fotografish në të cilat ka pozuar duke vënë në plan të parë gjoksin, teksa në kokë mban një kapelë, nuk munguan komentet për pamjen e saj.
“Plastika është e dëmshme për mjedisin”; “Tani dukesh si Kardashian dhe është kaq zhgënjyese”; “Të lutem ndalo me operacionet plastike. Dikur ishe shumë e bukur” – kanë shkruar ndjekësit e saj duke aluduar në ndërhyrje estetike, mirëpo Megan nuk ka reaguar ndaj këtyre komenteve.
Megjithatë, kur një ndjekëse e ka pyetur se ku ndodhen fëmijët e saj, aktorja nuk ka hezituar të përgjigjet.
“Prit, prit… Unë kam fëmijë? O Zot, e dija që kam harruar diçka. Ju lutem thirreni shpejt hotelin Beverly Hills, atje i kamë parë për herë të fundit. Ndoshta dikush i ka dorëzuar në ‘të humbur-të gjetur’”, ishte reagimi i saj.
Fox është nënë e tre fëmijëve nga martesa me Brian Austin Green. Çifti u nda në maj të vitit 2020, ndërsa ish-bashkëshorti i saj mësoi përmes mediave për ndarjen e tyre. Shumë shpejt Megan njoftoi se është në lidhje me Machine Gun Kelly, me të cilin është aktualisht e fejuar. /Telegrafi/