Telegrafi

Ish-bashkëshorti i Marianne Faithfull thotë se këngëtarja e prekur nga coronavirusi mezi mund të flasë

Këngëtarja britanike, Marianne Faithfull, pas shfaqjes së simptomave kishte ka rezultuar pozitive me coronavirus.

Ish-bashkëshorti i saj, John Dunbar, ka njoftuar se për shkak të këtyre simptomave gjendja e saj është mjaft e keqe, pasi që ajo mezi flet, shkruan Mirror.

John zbuloi se Marianne po mundohej të fliste dhe gjithashtu shpjegoi se kufizimet e coronavirusit në spital po pengonin që ylli të priste vizitorë.

“Ajo mezi mund të flasë dhe nuk po lejohet që ne ta vizitojmë”, ka thënë Dunbar.

Lexo po ashtu Këngëtarja Marianne Faithfull rezulton pozitive me coronavirus

Mikja e saj, Penny Arcade, kishte lajmëruar ditën e djeshme (e shtunë) se këngëtarja e kishte kontaktuar coronavirusin dhe më pas ishte dërguar në spital.

Marianne fitoi famën në vitet e gjashtëdhjeta kur ajo bëri debutimin e saj me “As Tears Go By”./Telegrafi/