Telegrafi

Ish-bashkëshorti Kevin Federline kërcënon se do ta çojë Britney Spearsin në gjykatë nëse nuk e pranon zhvendosjen e djemve të tyre në Hawaii

Foto: Danny Moloshok

Kevin Federline iu afrua avokatëve të ish-bashkëshortes së tij, Britney Spears, me një afat për të nënshkruar planet e yllit për të transferuar dy fëmijët e tyre në Hawaii, pohuan burimet.

45 vjeçari i tha ekipit ligjor të yllit të pop-it se ata kishin kohë deri të premten për të rënë dakord me kërkesën e tij për të transferuar dy djemtë e tij në një shtëpi të re ose ai do ta çonte çështjen në gjykatë.

Kevin dhe Britney, 41 vjeçe ndajnë 17-vjeçarin Sean Preston dhe 16-vjeçarin Jayden James dhe ishin të martuar për dy vjet përpara se të finalizonin divorcin e tyre në 2006.

Foto: Wire Image

Sipas komenteve të bëra nga avokati i Kevin, Mark Vincent Kaplan për TMZ, kishte disa kërkesa që iu drejtuan avokatit të yllit të “Hit Me Baby One More Time”, Mathew Rosengart, për pëlqimin përmes letrës ose e-mailit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Britney Spears

Mark vazhdoi duke shpjeguar se Kevin planifikon të zhvendoset në Hawaii më 1 gusht me djemtë e tij dhe gruan Victoria Prince, por po përpiqet të bëjë marrëveshje pa dritën jeshile të yllit të pop-it, duke përfshirë marrjen me qira të një shtëpie për familjen e tij.

Foto: Instagram

Kevin me sa duket po shkon në shtetin Aloha për të ndjekur Victorian, e cila ka një ofertë pune në departamentin e sportit të një universiteti lokal.

Avokati gjithashtu theksoi se nuk duhet të ketë probleme rreth lëvizjes së fëmijëve.

Foto: Shutterstock

I njëjti më tej tregoi se krijuesja e hitit “Toxic” nuk i kishte parë djemtë për më shumë se një vit. /Telegrafi/

Foto: Getty Images