Kevin Federline dhe Jamie Spears janë gati për një punë të re.
Ish-bashkëshorti i Britney Spears është duke shkruar një libër mbi përvojën e tij të atësisë dhe babai i yllit të muzikës pop ka pranuar t’i ofrojë ndihmë, sipas gazetares Daphne Barak.
Barak ka intervistuar të dy Federline, 44 vjeç dhe Jamie, 70 vjeç teksa ka ndarë së fundmi me Mail se të dy “tani po flasin me njëri-tjetrin edhe një herë” pas një problemi të ashpër në marrëdhënien e tyre.
Në shtator 2019, Federline mori një urdhër ndalimi kundër Jamie pasi ky i fundit dyshohet se abuzoi me nipin e tij, Sean Preston, të cilin ish-balerini e ndan me Spears.
Ndërsa Jamie nuk u godit me akuza penale për incidentin, urdhri mbrojtës e pengoi atë të shihte Preston, 17 vjeç, dhe djalin tjetër të çiftit, Jayden James, 16 vjeç për tre vjet.
“Më mungojnë dy djemtë e mi shumë, shumë keq”, i kishte thënë Jamie – Barakut në një intervistë të dhënë një dekadë më parë.
“Ishim shumë, shumë afër…Kanë qenë tre vite të vështira pa ta”.
Vitet e fundit kanë qenë vërtet të trazuara për brezin e Spears, pasi Britney, 41 vjeçe, akuzoi babanë e saj për abuzim përpara se një gjykatës në Los Angeles t’i jepte fund konservatorit të këngëtares “Hold Me Closer” në nëntor 2021.
Artistja amerikane vazhdon akoma të ketë marrëdhënie të tensionuara me familjarët, përfshirë edhe të ëmën. /Telegrafi/