Ish-banorja e ‘Big Brother Albania’, Alba Çobaj ka bërë një kërkesë publike për ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu.
Ajo ka zgjedhur ditëlindjen e saj për t’i drejtuar një kërkesë ambasadorit, transmeton Syri.net
Teksa ka publikuar një fotografi me tortën ku ndodhet simboli i flamurit amerikan, ajo i kërkon ambasadorit që t’ia realizojë ëndrrën amerikane.
“Donald Lu, qëkur kam qenë fëmijë, ëndrra ime ka qenë gjithnjë të jetoja në Amerikë. Ju lutem, i dashur ambasador, bëni që unë të fitoj lotarinë këtë vit, që të mund të jetoj ëndrrën amerikane, ashtu siç kam dëshiruar gjatë gjithë jetës. Dikush t’i thotë ambasadorit që vdiqa për çik lotari dhe për çik Amerikë ore aman”, shkruan Alba Çobaj në Facebook.