Site icon Telegrafi

Ish-banorja e “Big Brother”, Françeska Jaçe përfshihet në një aksident me makinë

Modelja dhe ish-banorja e “Big Brother”, Françeska Jaçe, është aksidentuar tek rreth rrotullimi i Nartës në Vlorë ditën e sotme, si pasojë e shpejtësisë përtej normave të lejuara.

Makina e saj doli nga rruga duke u përmbysur por fatmirësisht pa rrezik jete.

Sipas informacioneve, drejtuesja e mjetit Françeska Jaçe ka marrë disa dëmtime të lehta. Ajo është transportuar për në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia po vijon hetimet në lidhje me shkaqet e aksidentit edhe pse mendohet se ka qenë shpejtësia e automjetit të drejtuar nga modelja.

“Faxweb” ka siguruar një video të makinës së përmbysur:

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:40, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Nartës”, një automjet i markës “BMW” me drejtuese shtetasen F. J., 27 vjeçe, banuese në Vlorë, ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Exit mobile version