Telegrafi

Ish-banorja e BBV, Sarah Berisha bën dedikim për Einxhel Shkirën pasi kjo e fundit ndodhet në spital: Të gjithë ne e dimë se sa e fortë je ti

Të enjten mbrëmë (27 janar), prezantuesja e njohur, Einxhel Shkira ka pësuar një lëndim të rëndë teksa tentoi të rrotullohet në një orendi dhe më pas përfundoi e rrëzuar në dysheme.

Moderatorja tashmë është largua nga shtëpia e Big Brother VIP për të iu nënshtruar trajtimit profesional mjekësor.

Gjatë kësaj kohe “Vëllai i madh” ka njoftuar se Einxhel do të jetë në përcjellje të kamerave dhe pas përmirësimit të gjendjes së saj ajo do të rikthehet në shtëpi.

Foto: Sarah Berisha/Instagram

Pas gjithë kësaj ngjarje kanë ardhur reagime të ndryshme, në mesin e tyre edhe të ish-banorëve të shtëpisë, siç ishte blogerja, Sarah Berisha.

Lexo po ashtu Pas lëndimit në BBV, Einxhel dërgohet në spital nën përcjelljen e kamerave

Në një postim që ka bërë së fundmi në InstaStory, Sarah e cila ka bërë një dedikim për Enixhel përmes një fotografi ku shihet përkrah saj dhe Beniadës.

Foto: Sarah Berisha/Instagram

“Të gjithë me  dimë se sa e fortë je ti. Shërim të shpejtë o dhëmbë-lepur”, ka shkruar Sarah sipër postimit.

Ndërkohë, sonte pritet eliminimi i radhës, dy banorët e nominuar janë Egzona Rafuna dhe Dritan Brama. /Telegrafi/