Site icon Telegrafi

Ish-banori Ardit Çuni kërkon që Einxhel të largohet nga Big Brother VIP: I duket vetja shumë e preferuar

Edhe pse është larguar prej javësh nga Big Brother VIP, ish-banori Ardit Çuni, po vazhdon të jetë mjaft i përfshirë duke komentuar çdo veprim të konkurrentëve tjerë.

Ai së fundmi ka bërë një reagim rreth një situate të krijuar mes banorëve, në të cilën po fliste më shumë moderatorja Einxhel Shkira.

Krijuesi i “Qaj” kërkon që menjëherë të largohet nga shtëpia e BBV, pasi sipas fjalëve të tij i duket vetja shumë e preferuar.

Ardit Çuni (Foto: Instagram)

“Po boll o boll se le nam. Nuk ngele cep pa hedh vrer e pa ulur të tjerët. Dikush ta nxjerri jashtë Einxhelin të martën, meqë i duket vetja shumë e preferuar”, kanë qenë fjalët e Çunit.
Einxhel ndërkohë është në nominim me Claudion, Ilirin dhe aktoren Arjola Demiri.

Lexo po ashtu “Kam një njeri të sëmurë në shtëpi”, Einxhel debaton ashpër me Arjolën brenda BBV

Kjo e fundit po ashtu këtë kohë u përfshi në një debat edhe me Demirin, duke e akuzuar se gjithçka po e bën për viktimizim.

Ardit Çuni (Foto: Instagram)

Debati erdhi pas fjalëve të Arjolës se është brenda për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh për fëmijët e saj, për t’iu siguruar një jetesë më të mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version