Site icon Telegrafi

Ish-Banka Kreditore Prishtina nuk po i kthen paratë

Kështu shkruan sot e përditshmja Lajm duke theksuar se në momentin e falimentimit në këtë bankë ishin të depozituara plot 34 milionë euro.

Megjithatë, sipas likuidatorit të ri të kësaj banke Ramiz Ahmetaj, nuk mund të thuhet dhe të garantohet që paratë do të kthehen 100 për qind, ata do të mundohen që ta kthejnë pjesën më të madhe.

Tek një pjesë kemi arritur ta kthejmë 70 përqindëshin e depozitave që klientë kanë pasur, por jo tek të gjithë është arritur të kthehet kjo përqindje. Po të ishte situate e mirë ekonomike në vend qysh në vitin e parë do të paguheshin kreditë e këqija”, ka thënë Ahmeti.

Sipas tij, të gjithë kreditorët që nuk paguajnë kreditë lëndët e tyre do ta barten në gjykata.

Ndaj moskthimit të kredive pati reaguar përmes një interviste edhe ish drejtori ndërkombëtar, Michael Svetchine.

Ai pati thënë që është e papranueshme që njerëzit që ndiqen nga gjykatat për falimentimin e bankës ndërtojnë qendra tregtare dhe vazhdojnë të mospaguajnë këstet e kredive.

Më së shumti nga falimentimi i kësaj banke pati pësuar PTK, e cila pati humbur plot 15 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version