Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë pranë finalizimit të një marrëveshjeje për “dialog strategjik” mes dy vendeve.
Kjo u bë e ditur pas një takimi në Prishtinë me Zëvendëssekretarin e Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma.
Ish-atasheu i Kosovës në SHBA, Xhavit Gashi, e ka cilësuar Kosovën si një partner të vogël, por të besueshëm, në sytë e SHBA-ve.
Ai ka theksuar se ndonëse ka pasur periudha të vështira në marrëdhëniet dypalëshe, veçanërisht gjatë këtyre viteve të fundit, thelbi i politikës amerikane ndaj Kosovës nuk ka ndryshuar
Sipas tij, është fat se edhe në administratën e re ne kemi miq. Qoftë në Senat, qoftë në Kongres, qoftë në institucione e reja.
“Ne vazhdojmë të trajtohemi partnerë i vogël por i besueshëm. Pak është lënduar por nuk është shkatërruar. Fatmirësisht, ka pasur shansa të lëndohet, por me këtë sot por edhe me vizita e deklarime nga administrata amerikane, shohim që fatmirësisht nuk është lënduar në një masë që t’i shkaktojë dëme partneritet tonë Kosovë-Amerikën”, ka thënë Gashi./Dukagjini/