Telegrafi

Ish-asistenti i Contes: Chelsea mund ta fitojë Ligën Premier

Ish-asistenti i Antonio Contes, Massimo Carrera, beson se Chelsea mund ta fitojë Ligën Premier këtë sezon.

Trajneri i Spartakut të Moskës ishte asistent i strategut italian te Juventusi dhe te përfaqësuesja e Italisë, ndërsa shkoi në Rusi kur Conte mori drejtimin e klubit anglez.

“Antonio është një prej trajnerëve më të mirë në botë, ndërsa për mua ishte sikur të bëja një kurs trajnimi”.

Lexo po ashtu Chelsea i Contes po bën çudinë me 3-4-3: 5 ndeshje – 5 fitore, 16 gola të shënuar – 0 të pësuar (Foto)

“Ishte shumë më mirë se sa të bëhesha trajner për disa vite në Serie B apo C. Ai mund ta fitojë Ligën Premier, kemi biseduar të shtunën”.

Ndryshe, Carrera shkoi në Premierligën ruse si asistent, por shumë shpejt u bë trajneri kryesor. /Telegrafi/