Telegrafi

Ish-anëtari i Pink Floyd, Waters bën thirrje për bojkotim të Eurosongut: Izraeli po kryen krime kundër palestinezëve

Roger Waters (Foto by Ernesto S. Ruscio/Getty Images/Guliver)

Një ish-anëtar i rok grupit, “Pink Floyd”, Roger Waters u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve të këtij viti në Eurovision, i cili do të mbahet në muajin maj në Tel Aviv – ta bojkotojnë.

Këngëtari, kitaristi, basisti dhe kompozitori ka thënë gjithashtu se duhet të tërhiqen të gjitha investimet në Izrael dhe se do të “qëndrojë krah për krah me palestinezët”, citojnë mediat izraelite.

Në një letër të hapur që i ka dërguar konkurrentit portugez, Conan Osiris, i cili nuk dihet nëse do të udhëton për në kryeqytetin izraelit, “Kush po të garanton siguri në udhëtimin drejt Tel Avivit”, mësohet ti ketë shkruar Waters dhe i bëri thirrje t’i bashkohet një raporti të fundit të OKB-së që vrasjet i ka cilësuar si krime lufte dhe krime të mundshme kundër njerëzimit.

“Ai mund të tregojnë solidaritet me 189 demonstrues të paarmatosur të cilët u vranë nga snajperët izraelite gjatë vitit të kaluar, përfshirë 35 fëmijë”, tha Waters, duke iu referuar të dhënave të një komisioni të pavarur për të hetuar protestat në kufirin e Rripit të Gazës.

Komisioni i OKB-së për të Drejtat e Njeriut tha se shumica e demonstruesve palestinezë të vrarë nga forcat izraelite, 154, ishin të paarmatosur. Disa zyrtarë izraelitë, përfshirë kryeministrin Benjamin Netanjahu, e hodhën poshtë raportin.

Waters shkruan se portugezët mund të refuzojnë të paraqiten në konkurs duke pohuar se Izraeli ishte duke shtypur palestinezët dhe ka akuzuar izraelitët për spastrimit etnik. /Telegrafi/