Site icon Telegrafi

Ish-ambasadori Xhakaliu: Përforcimi i dialogut Kosovë-Serbi është një nga mesazhet kryesore të vizitave të liderëve të BE-së në Serbi

Më 29 dhe 30 gusht presidenti francez, Emmanuel Macron, do të shkojë për vizitë zyrtare në Serbi.

Se sa është e rëndësishme vizita e presidentit francez në Serbi, ish- ambasadori i Kosovës në Gjermani, Skënder Xhakaliu, thotë se këto vizita janë përpjekje e vazhdueshme për ta promovuar dialogun.

“Vizitat e kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, në Serbi, janë një shenjë e rëndësishme që këto dy vende i kushtojnë rëndësi nga BE, Ballkanit perëndimor, këto vizita janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të promovuar dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, si dhe për të përparuar procesin e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor,” ka thënë Xhakaliu në RTV Dukagjini.

Ai thotë se “Përforcimi i dialogut Kosovë-Serbi është një nga mesazhet kryesore të vizitave të liderëve të BE-së në Serbi, si dhe inkurajimi i Beogradit për të vazhduar dhe intensifikuar dialogun me Kosovën.”

Sipas Xhakaliut, normalizimi i marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë janë një parakusht për integrimin evropian.

“Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një parakusht për përparimin e dy vendeve drejt integrimit evropian. Scholz dhe Macron kanë qenë të qartë në qëndrimet e tyre që dialogu është e vetmja rrugë për të arritur stabilitet të qëndrueshëm në rajon”, tha Xhakaliu

Teksa thotë se këto vizita kanë për qëllim edhe për një shtyrje të re të procesit të dialogut, i cili sipas tij shpesh ka hasur në vështirësi dhe bllokime të ndryshme.

Exit mobile version