Ish-ambasadori grek në Shkup, George Kaklikis ka shprehur opzimizëm për arritjen e një marrëveshje për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë.
Në bisede me CNN grek, Kaklikis kujton periudhën e vitit 2001, kur pala greke inicoi bisedime për zgjidhjen e kësaj çështje dhe ishin shumë afër arritjes së ujdisë.
Sipas tij, në atë periudhë ishin pranuar tre propozime të Greqisë, me formulim sllav për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm, por kryetari i atëhershëm i Maqedonisë ka refuzuar, duke dyshuar në mbështetjen popullore.
Sipas kësaj agjencie lajmesh, propozimi i atëhershëm ka qenë “Gorna Makedonija”./Telegrafi/