Site icon Telegrafi

Ish ambasadori Heldt arrin në Berlin, falënderon kosovarët

Ish-ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka arritur në Berlin ku edhe është futur në vetizolim.

Ai tashmë ka hapur një profil të ri në Twitter – pasi atë të ambasadorit gjerman në Kosovë do ta trashëgojë pasardhësi i tij në këtë post – ku cicërimën e parë ka zgjedhur t’ia dedikojë kosovarëve.

“Kam arritur mirë në Berlin ku jam në vetizolim deri të hënën në mëngjes kur do të testohem. Cicërima e parë i dedikohet miqve të mi në Kosovë për t’i falënderuar për të gjitha përshëndetjet në rrjetet sociale. Jam akoma plotësisht i emocionuar, mirënjohës dhe ju përulem. E kam bërë vetëm punën time…por, e kam shijuar jashtëzakonisht shumë”, ka shkruar Heldt në Twitter, transmeton Telegrafi.

Pasi i ka përfunduar mandati si ambasador i Gjermanisë në Kosovë, Heldt gjatë ditës së djeshme përmes një videoje në Twitter ka falënderuar të gjithë kosovarët për mikpritjen dhe miqësinë që i kanë ofruar.

Ai, duke iu referuar një thënie gjermane, ka thënë se po e lë një valixhe në Kosovë ku do të kthehet sërish si mik. /Telegrafi/

Exit mobile version