Telegrafi

Ish ambasadori Buxhaku përjeton aksident

Një vozitës i dehur ka goditur automjetin e ish ambasadori të Maqedonisë në Francë dhe politikanin shumëvjeçar nga radhët e BDI, Agron Buxhaku, njofton 24Vest, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Vozitësi për të cilën në vend të ngjarjes është vërtetuar se është i dehur, ka filluar edhe të bërtet dhe të kanoset.

Si­ç bën të ditur ky televizion, vozitësi i dehur në një moment është përpjekur dhe t’ia mbath nga vendi i ngjarjes. Ai është ulur në automjetin e tij derisa policët kanë kryer hetime, ndërsa e kanë vërejtur pasi është përpjekur ta nis automjetin.

Aksidenti ka ndodhur tek ndërtesa e DAP, ndërsa Buxhaku ka bërë apel deri te vozitësit dhe organet kompetente ti kushtojnë vëmendje këtij problemi sepse në atë kalim këmbësorësh kalojnë shumë fëmijë, ndërsa vozitësit e tillë paraqesin rrezik të madh për jetën e tyre./Telegrafi/