Ish-ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott është emëruar ambasador në Tiranë.
Kështu bëhet e ditur në një postim në Facebook të Ambasadës britanike në Tiranë.
“Nick Abbott është emëruar Ambasador i Madhërisë së Tij në Shqipëri. Të gjithë ne në ambasadë mezi presin ta përshëndesin në shtator 2024.
Ai ka punuar në Evropë dhe Lindjen e Mesme dhe sjell një përvojë të jashtëzakonshme edhe si Ambasadori i Madhërisë tij në Kosovë”, njofton ambasada. /Telegrafi/